ISO 14001:2015

Home / SHËRBIMET / ISO 14001:2015

Konsulencë për implementimin e sistemit ISO 14001:2015

ISO 14001:2015 specifikon kërkesat për një sistem manaxhimi të mjedisit që një kompani mund ta përdorë për të rritur performancën e saj mjedisore. ISO 14001:2015 është menduar t’i përshtatet kompanive që kërkojnë të manaxhojnë përgjegjësitë e tyre mjedisore në mënyrë sistematike, gjë e cila kontribuon në qëndrueshmërinë e mjedisit.

ISO 14001:2015 ndihmon një kompani të arrijë rezultatet e synuara të sistemit të manaxhimit të mjedisit, të cilat ofrojnë vlerë për mjedisin, për vetë kompaninë dhe për palët e interesuara. Në përputhje me politikën mjedisore të kompanisë, rezultatet e synuara të një sistemi manaxhimi të mjedisit përfshijnë:

  • Rritjen e performancës mjedisore
  • Përmbushjen e detyrimeve të pajtueshmërisë
  • Arritjen e objektivave mjedisore

ISO 14001:2015 është i aplikueshëm për çdo kompani, pavarësisht madhësisë, llojit dhe natyrës, dhe është i vlefshëm për aspektet mjedisore të aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve që kompania përcakton se mund të kontrollojë ose ndikojë duke marrë parasysh perspektivën e ciklit të jetës.

ISO 14001:2015 nuk përcakton kriteret specifike të performancës mjedisore.

ISO 14001:2015 mund të përdoret në tërësi ose pjesërisht për përmirësimin sistematik të manaxhimit të mjedisit.

Megjithatë kërkesat e përputhshmërisë me ISO 14001:2015 janë të pranueshme vetëm në rast se përfshihen të gjitha në sistemin e manaxhimit të sistemit të një kompanie dhe përmbushen pa përjashtime.

Cilat janë përfitimet e ISO 14001?

  • Manaxhimi më i mirë i mjedisit redukton humbjen dhe përdorimin e energjisë
  • Përmirëson efikasitetin për uljen e kostos së drejtimit të biznesit
  • Demonstron pajtueshmërinë për zgjerimin e mundësive të biznesit
  • Përmbush detyrimet ligjore për të fituar besimin e palëve të interesuara dhe konsumatorëve
  • Përgatit për ndryshimin e tablosë së biznesit në mënyrë të besueshme