ISO 17020:2012

Home / SHËRBIMET / ISO 17020:2012

Çfarë është ISO / IEC 17020?

ISO 17020, i njohur me titullin “Kriteret e përgjithshme për funksionimin e llojeve të ndryshme të organeve që kryejnë inspektimin”, është një standard ndërkombëtar mbi kompetencat e organeve inspektuese.

Ky standard ndërkombëtar përcakton kriteret e përgjithshme për kompetencat e organeve të pavarura që kryejnë inspektime pavarësisht nga sektori i përfshirë. Gjithashtu përcakton kriteret e pavarësisë. Standardi ka për qëllim përdorimin e organeve të inspektimit dhe të organizmave të tyre të akreditimit, si dhe organeve të tjera që kanë të bëjnë me njohjen e kompetencave të organeve inspektuese.

Përfitimet e akreditimit ISO 17020

  • Uniformiteti në ekzekutimin dhe mënyrën e raportimit për njerëzit që kryejnë veprimtarinë.
  • Përmbushja e kërkesave të akreditimit
  • Ankesa të reduktuara të konsumatorëve
  • Dëshmia e përputhjes me kërkesat e specifikuara

Cilat janë kërkesat e standardit ISO 17020 për akreditim?

Kërkesat e ISO 17020 janë të përfshira në 14 seksione kryesore, duke përfshirë:

  • Kërkesat administrative
  • Kërkesat për pavarësi, paanësi dhe integritet
  • Konfidencialiteti
  • Organizimi dhe manaxhimi
  • Sistemi i cilësisë
  • Personeli
  • Pajisjet
  • Metodat dhe proçedurat e inspektimit
  • Trajtimi i mostrave dhe artikujve të inspektimit
  • Kontrolli i regjistrimeve
  • Raportet e inspektimit dhe çertifikatat e inspektimit
  • Nënkontraktimi
  • Ankesat
  • Bashkëpunimi me organet e tjera inspektuese

Çfarë ofron AZ Consulting në fushën e standardit ISO 17020 dhe akreditimit

AZ Consulting ofron ekspertizë dhe kompetencë teknike për të siguruar që kompania performon bazuar në kriteret e ISO / IEC 17020, trajnime, auditime të brendshme, kontrolle para vlerësimit dhe lehtësim gjatë auditimit të çertifikimit ISO / IEC 17020.