PLANE BIZNESI

Home / SHËRBIMET / PLANE BIZNESI

Hartimi i planit të biznesit është një ndër aktivitetet e para dhe më kryesore për ndërtimin e një sipërmarrjeje të re, përpara fillimit të operimit të saj, por edhe për manaxhimin e një biznesi ekzistues e të konsoliduar për arritjen dhe vazhdimësinë e mëtejshme të suksesit të tij. Me një statistikë ku afërsisht 90 % e bizneseve të reja që kanë falimentuar, nuk kanë ndërtuar më parë një plan biznesi për manaxhimin e tij, vërehet që  hartimi i planit të biznesit jo vetëm është i domosdoshëm, por edhe mos hartimi i tij është risk për mos t’u ndërmarrë. Në vitin 2014, AZ Consulting arriti të shkruajë me sukses plane biznesi fituese për me shumë se 60% të fondeve me grante kombëtare. Gjithashtu ekspertët e jashtëm të kompanisë realizojnë aplikime për akses të fondeve të Bashkimit Europian.