HACCP

Home / HACCP

Konsulëncë për implementimin e sistemit HACCP

Analiza e Rrezikut dhe Pikat Kritike të Kontrollit (HACCP), është konsideruar si një qasje sistematike parandaluese e rreziqeve, që lidhen me sigurinë ushqimore, gjithashtu alergjike, kimike dhe biologjike gjatë proçeseve të prodhimit, që mund të shkaktojnë një produkt përfundimtar të pasigurt. Ky standard përcakton masat për të reduktuar rrezikun për një nivel të sigurt. Në këtë mënyrë, HACCP është më shumë një parandalues i rreziqeve sesa një standard për inspektimin e produktit përfundimtar. Sistemi HACCP mund të përdoret në të gjitha fazat e zinxhirit ushqimor, duke përfshirë paketimin, shpërndarjen, etj. Sistemi HACCP bazohet në shtatë parimet e mëposhtme:

Parimi 1: Kryerja e një analize të rrezikut. – Planet përcaktojnë rreziqet e sigurisë ushqimore dhe identifikojnë masat parandaluese, të cilat plani mund të aplikojë për të kontrolluar këto rreziqe. Rrezik i sigurisë ushqimore konsiderohet të jetë çdo material biologjik, kimik, apo fizik që mund të shkaktojë që ushqimi të jetë i pasigurt për konsum njerëzor.

Parimi 2: Identifikimi i pikave kritike të kontrollit. – Një pikë kontrolli kritike (PKK) është një pikë, hap, ose proçedurë në proçesin e prodhimit të ushqimit në të cilën kontrolli mund të aplikohet dhe, si rezultat, një rrezik për sigurinë e ushqimit mund të parandalohet, eliminohet ose reduktohet në një nivel të pranueshëm.

Parimi 3: Vendosja e limiteve kritike për secilën pikë kritike kontrolli. – Një limit kritik është vlera maksimale ose minimale për të cilën një rrezik fizik, biologjik ose kimik duhet të kontrollohet në një pike kritike kontrolli, që të parandalohet, eliminohet ose reduktohet në një nivel të pranueshëm.

Parimi 4: : Monitorimi për çdo pikë kritike kontrolli. – Aktivitetet e monitorimit janë të nevojshme për t’u siguruar që proçesi është nën kontroll në çdo pikë kontrolli kritike.

Parimi 5: Marrja e veprimeve korrigjuese. – Këto janë veprimet që duhet të ndërmerren kur monitorimi tregon një shmangie nga një kufi i përcaktuar kritik. Rregulli i fundit kërkon që një plan HACCP të identifikojë veprimet korrigjuese që duhen marrë, nëse një kufi kritik nuk është plotësuar. Veprimet korrigjuese kanë për qëllim të sigurojnë që asnjë produkt nuk është i dëmshëm për shëndetin ose është falsifikuar në mënyrë që të hyjë në treg.

Parimi 6: Proçedurat e verifikimit që HACCP është duke punuar si duhet. – Proçedurat e verifikimit mund të përfshijnë aktivitete të tilla si: rishikimi i planeve HACCP, të dhënat e PKK, limitet kritike dhe marrjen e mostrave dhe analizave mikrobiologjike. Plani i HACCP përfshin detyra të verifikimit që do të kryhen nga personeli.

Parimi 7: Mbajtja e shënimeve për proçedurat. – Rregullorja HACCP kërkon që të ruhen të gjitha dokumente të caktuara, duke përfshirë analizën e rrezikut dhe planin e shkruar HACCP, dhe të dhënat që dokumentojnë monitorimin e pikave kritike të kontrollit, kufijtë kritik, aktivitetet verifikuese, dhe trajtimin e devijimeve të përpunimit.