IFS

Home / IFS

Konsulencë për IFS

Siguria e ushqimit vazhdon të jetë një problem global. Shoqatat tregtare ushqimore në Gjermani dhe Francë, me ndihmën e shoqatave ndërkombëtare të shpërndarësve me pakicë, i janë përgjigjur këtij problem duke zhvilluar Standardet Ndërkombëtare të Ushqimit (IFS). Qëllimi i standardeve është të bashkojë kërkesat e ndryshme të shpërndarësve me pakicë në një standard të vetëm. Përfitimet e kësaj përfshijnë rritjen e transparencës përgjatë zinxhirit të vlerës së ushqim dhe zvogëlimin e numrit të auditimeve, që për konsumatorët çojnë në reduktimin e kostos. Çertifikimi IFS nga një palë e tretë ndihmon për të demonstruar për shpërndarësit me pakicë që kërkesat për një ushqim të sigurt cilësor dhe që kërkesat ligjore janë plotësuar.

Drejtuar:

IFS është veçanërisht e vlefshme për shitësit me pakicë në Gjermani dhe në Francë, pavarësisht nga madhësia e biznesit, sektorit apo vendndodhja. Duke qëne se industria ushqimore është ndërkombëtare, standardet janë të zbatueshme për çdo furnizues në mbarë botën.

Kërkesat:

IFS është e ndarë në pesë kapituj dhe më poshtë janë renditur kërkesat që duhet të plotësojnë:

  • Përgjegjësitë e menaxhimit të lartë
  • Sistemet e menaxhimit të cilësisë
  • Manaxhimi i burimeve
  • Proçesi i prodhimit
  • Matja, analiza dhe përmirësimi

Përfitimet:

  • Tregon se kompania merr përgjegjësinë për furnizimin e produkteve ushqimore me cilësi.
  • Ndihmon furnizuesin për të parë nëse ajo ka përmbushur detyrimet e saj ligjore.
  • Rrit aftësinë e shpërndarësve të shitjes me pakicë për të furnizuar me produkte ushqimore brenda standardeve ndërkombëtare.
  • Mbështet rritjen e sigurisë së ushqimit, duke minimizuar rreziqet e produktit ose kthimin e tij.
  • I njohur nga Iniciativa e Sigurisë Ushqimore Globale, një task force udhëzuese për zinxhirin ushqimor, kjo do të rrisë reputacionin e kompanisë.
  • Çertifikatat IFS ulin kostot e brendshme dhe të jashtme të auditimit duke përdorur një standard uniform.
  • Çertifikimi IFS do të rrisë reputacionin, markën dhe imazhin e kompanisë.
  • Çertifikimi i këtij proçesi do të mbështesë përmirësimin e vazhdueshëm përmes vëzhgimit të vazhdueshëm dhe veprimeve korrigjuese.