ISO 22000:2005

Home / ISO 22000:2005

Konsulencë për implementimin e sistemit ISO 22000:2005

ISO 22000: 2005 specifikon kërkesat për një sistem të manaxhimit të sigurisë ushqimore. Ky standard përdoret kur një organizatë, pjesë e zinxhirit ushqimor, duhet të reflektojë aftësinë e saj për të kontrolluar rreziqet që lidhen me ushqimin, duke e bërë atë të sigurtë në kohën e përdorimit nga konsumatori. Ky sistem është i zbatueshëm për të gjitha organizatat, pavarësisht nga madhësia, të cilat janë të përfshira në ndonjë aspekt të zinxhirit ushqimor dhe duan të zbatojnë një sistem që siguron ushqim të sigurtë. Për plotësimin e kushteve të ISO 22000: 2005 organizata mund të përdorë burime të jashtme dhe/ose të brendshme.

Nëpërmjet zbatimit të ISO 22000:2005 një organizatë:

  • Planifikon, zbaton, vepron, mirëmban dhe përditëson një sistem të manaxhimit të sigurisë ushqimore. Ky sistem do të synojë sigurimin e produkteve që sipas qëllimit të përdorimit, janë të sigurta për konsumatorin.
  • Tregon përputhshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullat për sigurinë ushqimore.
  • Vlerëson kërkesën konsumatore dhe demonstron përputhjen që ekziston ndërmjet kërkesës konsumatore dhe sigurisë ushqimore duke rritur kështu kënaqësinë konsumatore.
  • Komunikon në mënyrë efektive mbi çështjet që lidhen me sigurinë ushqimore ndërmjet të gjithë aktorëve që marrin pjesë në zinxhirin ushqimor.
  • Siguron që kompania punon konform politikës së saj të sigurisë ushqimore.

Standardi ndërkombëtar ISO 22000 specifikon kërkesat për një sistem të manaxhimit të sigurisë ushqimore që përfshin elementet e mëposhtme :

  • Komunikimin interaktiv,
  • Manaxhimin e sistemit,
  • Programet e parakushteve,
  • Parimet HACCP.

Njohja e rolit të organizatës dhe pozitës brenda zinxhirit ushqimor është thelbësore për të siguruar komunikim efektiv interaktiv përmes zinxhirit në mënyrë që të japë produkte të sigurta ushqimore për konsumatorin final. Sistemet më efektive të sigurisë ushqimore janë themeluar, operuar dhe përditësuar në kuadër të një sistemi të manaxhimit të strukturuar që të përfshihen në aktivitetet e përgjithshme të manaxhimit të organizatës. Kjo siguron përfitimin maksimal për organizatën dhe palët e interesuara. ISO 22000 mund të aplikohet në mënyrë të pavarur nga standardet e tjera të sistemit të manaxhimit ose i integruar me kërkesat ekzistuese të sistemit të manaxhimit. ISO 22000 integron parimet e sistemit të Analizës së Riskut dhe Kontrollit të Pikave Kritike (HACCP) dhe hapat e aplikuara të zhvilluara nga Komisioni i Kodeksit Ushqimor (Codex Alimentarus). Me anë të kërkesave të auditueshme, ai kombinon planin HACCP me programet e parakushteve. Analiza e riskut është çelësi për një sistem efektiv të manaxhimit të sigurisë ushqimore, pasi kryerja e kësaj analize asiston në organizimin e kërkesave të nevojshme për të krijuar një kombinim efektiv të masave të kontrollit. ISO 22000 kërkon që të gjitha rreziqet që mund të pritet të ndodhin në mënyrë të arsyeshme në zinxhirin ushqimor, duke përfshirë rreziqet që mund të lidhen me llojin e proçesit dhe të objekteve të përdorura, të jenë identifikuar dhe vlerësuar. Kështu ajo siguron mjetet për të përcaktuar dhe dokumentuar pse disa nga rreziqet e identifikuara duhet të kontrollohen nga një organizatë e veçantë dhe pse të tjerët nuk kanë nevojë.