ISO 27001:2015

Home / ISO 27001:2015

Konsulencë për ISO 27001:2015

ISO 27001 është një standard ndërkombëtar që përmban kërkesat për një Sistem Manaxhimi për Sigurinë e Informacionit me qëllim për të ndihmuar shoqëritë të vlerësojnë rrezikun ne lidhje me sigurinë e informacioneve dhe të zbatojë masat e kontrollit për të siguruar konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e informacioneve.

ISO 27001 është një proçedim sistematik për manaxhimin e informacioneve të ndjeshme të kompanisë në mënyrë që ato të mbeten të sigurta. Ai përfshin njerëzit, proceset dhe sistemet e IT duke aplikuar një proces të menaxhimit të rrezikut. Kjo normë ndihmon bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha për të mbajtur informacionet e sigurta.

Përfitimet e këtij sistemi manaxhimi:

  • Mban informacionin konfidencial të sigurt;
  • Siguron klientët dhe palët e interesuara në mënyrën se si menaxhohet rreziku;
  • Mundëson shkëmbim informacioni të sigurt;
  • Shmang rrjedhjen e informacioneve konfidenciale ose humbjen e informacioneve te rëndësishme;
  • Mundëson përshtatjen me kërkesat ligjore dhe kontraktuale;
  • Mundëson avantazh konkurrues;
  • Rritje e kënaqësisë të klientit;
  • Konsistencë në ofrimin e shërbimit apo produktit;
  • Manaxhon dhe minimizon ekspozimin ndaj rrezikut;
  • Ndërton një kulturë të sigurisë;
  • Mbron asetet e kompanisë, aksionarët dhe drejtuesit;