ISO 9001:2015

Home / ISO 9001:2015

Konsulencë për implementimin e sistemit ISO 9001:2015

Një sistem i manaxhimit të cilësisë (SMC) është një bashkësi e politikave, proçeseve dhe proçedurave të nevojshme për planifikimin dhe ekzekutimin (prodhimin / zhvillimin / shërbimin) në aktivitetin kryesor të një kompanie (dmth fusha që mund të ndikojnë në aftësinë e kompanisë për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve). ISO 9001:2015 është një shembull i Sistemit të Manaxhimit të Cilësisë.

ISO 9001:2015 specifikon kërkesat për një sistem të manaxhimit të cilësisë kur një kompani:

a) Tregon aftësitë e saj për të ofruar produkte dhe shërbime që plotësojnë kërkesat rregulluese dhe të zbatueshme të konsumatorëve

b) Synon të rrisë kënaqësinë e konsumatorit nëpërmjet zbatimit efektiv të sistemit, duke përfshirë proçeset për përmirësimin e sistemit dhe sigurimin e konformitetit të klientit, si dhe duke zbatuar kërkesat ligjore dhe rregullatore.

Të gjitha kërkesat e ISO 9001:2015 janë të përgjithshme dhe kanë për qëllim të jenë të zbatueshme për çdo kompani, pavarësisht tipit apo madhësisë së saj, apo produkteve dhe shërbimeve që ofron.

ISO 9001:2015 NUK përcakton cilësinë e produktit/shërbimit të kompanisë. Standardi ndihmon në arritjen e rezultateve të qëndrueshme dhe në mënyrë të vazhdueshme përmirëson proçesin. Ai është thjeshtë një praktikë e mirë biznesi.

Një sistem i plotë i Manaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015 duhet ti drejtohet të gjitha kërkesave të ISO 9001 dhe më konkretisht duhet të përmbushë kërkesat dhe dokumentacionin e ISO 9001.

Disa nga përfitimet për kompaninë:

  • I ofron drejtuesve kryesorë proçese efikase të manaxhimit
  • Përcakton fushat e përgjegjësive në gjithë kompaninë
  • Është e detyrueshme nëse kompania dëshiron të marrë pjesë në tendera për punë/shërbime publike
  • Komunikon një mesazh pozitiv për stafin dhe klientët
  • Identifikon dhe inkurajon proçese që janë më efiçiente dhe që kursejnë kohë
  • Evidenton mangësitë
  • Redukton kostot
  • Ofron vlerësim dhe zhvillim të vazhdueshëm
  • Mundësi marketingu

Disa nga përfitimet për klientët e kompanisë:

  • Shërbime cilësore dhe të përmirësuara
  • Dërgesa në kohë
  • Sjellje e duhur
  • Reduktim të ankesave dhe mallrave të kthyera
  • Auditimi i pavarur tregon angazhim për cilësi