KARRIERA

Home / KUSH JEMI / KARRIERA

AZ Consulting që në fillimin e saj ka patur si qëllim jo vetëm bashkëpunimin me punonjësit e saj për një periudhë të pacaktuar, por ngritjen e një qendre kualifikuese nën sloganin ‘të mësuarit gjatë gjithë jetës’. Për këtë arsye punonjësit trajnohen dhe kualifikohen në mënyrë të vazhdueshme në institucione kombëtare dhe ndërkombëtare për të marrë praktikat më të mira të punës dhe për të qënë gjithmonë në koherencë me ndryshimet në fushat përkatëse.

Politika e Burimeve Njerëzore është ajo e ‘dyerve të hapura’, pra janë të mirëpritur gjatë gjithë kohës njerëz me eksperiencë, ekspertizë dhe dëshirë për t’u rritur profesionalisht në fushat në të cilat kompania operon.

Çdo person që e gjen veten në filozofinë dhe shërbimet e kompanisë është i mirëpritur të aplikojë pranë: info@azconsulting.al