PROFILI I KOMPANISË

Home / KUSH JEMI / PROFILI I KOMPANISË

AZ Consulting sh.p.k është themeluar në vitin 2007. Duke filluar nga ky vit ajo operon në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania është konceptuar për të ofruar zgjidhje të problemeve nga A tek Z, objekti i veprimtarisë së saj është ofrimi i konsulencës, duke përfshirë disa fusha:

Konsulenca në AZ Consulting jepet nga konsulentë shqiptarë dhe/ose të huaj, sipas specifikave dhe ekspertizës të kërkuara nga projekti. AZ Consulting në shumë projekte ka bashkëpunuar me institucione të ndryshme donatore si: IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore); BAS (pjesë e BERZH – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim); GIZ (Agjencia Gjermane për Zhvillim); USAID; SIPPO (Programi Import Zviceran për Promovimin) – Agjenci në Ministrinë e Ekonomisë së Zvicrës; AIDA (Agjencia e Zhvillimit të Investimeve Shqiptare), PNUD etj. Bazuar në përvojat shumë-sektoriale dhe cilësisë së lartë të shërbimit të testuar në projekte të ndryshme, AZ Consulting është vazhdimisht pjesë e skemave të mbështetura nga institucionet dhe donatorët ndërkombëtarë. Kompania është aktualisht anëtar i ACN (Albanian Consulting Network – http://www.albconsulting.org/shqip/antaret-ACN) dhe partner lokal në shumë projekte për hartimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm si: projekte të IPARD të financuara nga Bashkimi Evropian, projekte GIZ, USAID etj. Duke filluar nga viti 2014 AZ Consulting është përfaqësuesi ekskluziv për çertifikimin KOSHER në Shqipëri dhe Itali nga bordi botëror i rabinatit për çertifikimet kosher http://www.koshercertification.eu/#contact.