MARKË CE

Home / MARKË CE

Konsulencë për Markë CE

Çfarë është Marka CE?

Marka CE simbolizohet nga CE. Simboli “CE” është shkurtim që vjen nga frëngjishtja “Conformité Europeénne” që do të thotë “Konformitet Europian”. Marka CE e një produkti është deklarata e prodhuesit që produkti përmbush kërkesat thelbësore të legjislacionit Europian të shëndetit, sigurisë dhe mbrojtjes të mjedisit, të quajtura ndryshe Direktivat e Produktit. Kjo shenjë është provë për zyrtarët e qeverive që produkti ligjërisht mund të jetë pjesë e tregjeve të tyre.

Çfarë janë Direktivat e BE?

Një Direktivë e BE është një formë e legjislacionit e cila përcakton kërkesat që produktet e një kompanie duhet të plotësojnë në mënyrë që të shiten në Europë.

Bashkimi Europian ka ndërmarrë një sërë masash për të lehtësuar lëvizjen e mallrave në gjithë Bashkimin Europian (BE) dhe Zonës Europiane Të Tregtisë së Lirë (ZETL). Përqasja e Direktivave siguron kontrollin e dizajnit të produkteve dhe mbi të gjitha, synon të harmonizojë kërkesat e sigurisë së produktit nëpër Europë.

Direktivat mbulojnë një gamë shumë të gjerë të produkteve, duke përfshirë produktet e ndërtimit, pajisjet personale mbrojtëse dhe pajisjet që punojnë nën presion. Objektivi i tyre kryesor është të sigurojnë që produktet janë të dizenjuara mirë dhe të sigurta për përdoruesit.

Sistemet e vlerësimit dhe skedat e vlerësimeve teknike janë të detyrueshme, por deklarata e prodhuesit është ajo që kërkohet. Nëse prodhuesi pretendon se produkti i tij përputhet, por në fakt nuk është e vërtetë, atëherë ai mund të ndiqet penalisht.

Çfarë është Deklarata e Performancës?

Kur një produkt është sipas standardeve të harmonizuar të BE, ose në përputhje me një vlerësim teknik europian, i cili është lëshuar për të, prodhuesi duhet të hartojë Deklaratën e Performancës për një produkt të hedhur në treg. Me hartimin e Deklaratës së Performancës, prodhuesi duhet të marrë përgjegjësinë për konformitetin e produktit sipas performancës së deklaruar. Prodhuesit duhet të mbajnë dokumentacionin teknik dhe deklaratën e performancës për një periudhë prej dhjetë vjetësh pas shitjes së produktit.

Si zhvillohet vlerësimi i pavarur i produkteve?

Sipas direktivës përkatëse, produktet duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur për t’u regjistruar si Markë CE. Duhen kryer disa testime për produktin nga laboratorë të akredituar, të cilët vlerësojnë konformitetin e produktit duke iu bazuar direktivës.

Vlefshmëria e këtyre testeve zgjat deri në momentin kur një ose më shumë përbërës të produktit nuk ndryshojnë, në të kundërt nevojitet të përsëriten testimet dhe krijohet një Deklaratë Performance e re.

Cilat janë përfitimet e Markës CE?

Marka CE i mundëson kompanisë shitjen e produkteve në vendet e Zonës Ekonomike Europiane (ZEE), duke siguruar kështu akses më të lehtë në tregun europian për shitjen e produkteve, pa i përshtatur ose rikontrolluar ato. Me implementimin e kërkesave, kompania tregton produktet e saj në mënyrë të sigurtë dhe të besueshme, dhe për rrjedhojë zvogëlon rrezikun e pakënaqësisë së klientëve. Kështu klientët sigurohen që produktet kanë standardet e kërkuara europiane.