OHSAS 18001

Home / OHSAS 18001

Konsulencë për OHSAS 18001 

OHSAS 18001 është një standard britanik dhe konsiston në një sistem për shëndetin dhe sigurinë në punë. Ky standard u vjen në ndihmë të gjitha organizatave për të siguruar një performancë më të mirë të sigurisë në punë për punonjësit e tyre. Ky standard siguron një mjedis pune të sigurtë dhe të shëndetshëm duke siguruar kështu një strukturë e cila ndihmon organizatën në: identifikimin konstant dhe kontrollin e shëndetit dhe risqet e sigurisë; uljen e mundësisë së aksidenteve në punë; ndihmon pajtueshmërinë legjislative dhe përmirësimin e performancës së përgjithshme.

Standardi OHSAS 18001 i mundëson organizatës elementë efektiv për sistemin e saj të sigurisë në punë të cilët duke u integruar me kërkesat e tjera të manaxhimit do t’i mundësojë organizatës një performancë më të mirë dhe arritje të objektivave të saj.

BS OHSAS 18001 specifikon kërkesat për një sistem të manaxhimit të sigurisë në punë, i cili do të ndihmojë një organizatë të zhvillojë dhe të zbatojë politika dhe objektiva, të cilat marrin parasysh kërkesat ligjore dhe informacionin në lidhje me risqet e sistemit të manaxhimit të sigurisë në punë. Ky standard zbatohet në të gjitha tipet e organizatave pa dallim vendndodhjeje, kulture organizative apo kushte sociale.

BS OHSAS 18001 ndihmon në zbatimin e kushteve për vendosjen, implementimin dhe përmirësimin e një sistemi të manaxhimit të sigurisë në punë dhe demonstron një zbatim të suksesshëm të BS OHSAS 18001.

OHSAS 18001 mund të vendoset në linjë me standardet ekzistuese ISO 9001 dhe ISO 14001. Historikisht shumë organizata fillojnë të zbatojnë fillimisht Sistemin e Manaxhimit të Cilësisë (ISO 9001) dhe më pas Sistemin e Manaxhimit të Mjedisit ISO 14001. Më pas vënë re risqet e sigurisë shëndetësore në punë dhe si rrjedhojë e saj zbatojnë OHSAS 18001. Së fundmi shumë organizata kërkojnë të zbatojnë të tre standardet në të njëjtën kohë, kjo gjë sjell dhe optimizimin e kostove. Këto standarde mund të integrohen duke zbatuar BSI PAS 99.