PËRGJEGJËSIA SOCIALE

Home / PËRGJEGJËSIA SOCIALE

Përgjegjësia sociale për ne si kompani tregon përqasjen tonë ndaj çdo angazhimi duke qenë proaktiv rreth zgjidhjes së një çështje ose problemi.

Për ne përgjegjësia sociale nënkupton angazhimin tonë direkt duke u bërë pjesë në nisma që promovojnë sjelljen si qytetarë të përgjegjshëm ndaj komunitetit ku jetojmë, qofshin këto sociale, kulturore dhe mjedisore.

Megjithëse kauzat që kanë nevojë për mbështetje janë të shumta, më poshtë listohen disa prej nismave që kompania ka konsideruar dhe vazhdon ti shohë si prioritare në shoqërinë tonë:

Albania Cap Project.

AZ Consulting ka përkrahur që në hapat e parë, që në vitin 2014, projektin “Albania Cap Project”, për të dhënë dhe një mesazh dhe impakt në jetën e secilit duke kursyer efektin negativ të plastikës në shëndet (duke mbledhur tapa plastike) dhe duke ndihmuar dikë me aftësi të kufizuara dhe në nevoje të një karrige me rrota.

Çfarë është projekti Albania Cap Project dhe cili është qëllimi i tij?

Projekti “Albanian Cap Project” (ACP) “250 kg tapa për një karrige me rrota” i implementuar në Shqipëri nga Organizata e Solidaritetit Rinor, tregon se si një element deri dje i parëndësishëm dhe që hidhej tutje mund të ndihmojë në jetën e një personi me aftësi të kufizuara.

Qëllimi kryesor i Albania Cap Project është të mbledhë dhe riciklojë tapa plastike si një burim për të siguruar karrige me rrota për njerëzit me aftësi të kufizuara të cilët nuk mund ta përballojnë një të tillë.

Donacione me karakter material në IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Ali Demi gjatë marsit të vitit 2016.

IEVP Ali Demi është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme, me një seksion për gratë e dënuara dhe një seksion për gratë e paraburgosura me fëmijë deri në moshën tre vjeç.

AZ Consulting u bë pjesë e aktivitetit të datës 8 mars 2016 duke dhuruar rroba dhe karta telefoni për vuajtëset e dënimit në IEVP Ali Demi, duke u munduar që të lehtësojë sadopak gratë në ditën e tyre.

Donacione financiare për tre nga të amnistuarat e IEVP Ali Demi gjatë janarit 2017.

Si një grup i maxhinalizuar që nuk integrohet njëlloj në shoqëri dhe pas vuajtes së dënimit, administratorja dhe njëkohësisht ortakja e AZ Consulting, Edona Bilali ndihmoi financiarisht 3 të amnistuara për t’u dhënë një mbështetje financiare në këtë mënyre për të përballuar kostot e jetësës deri në gjetjen e një mundësie strehimi dhe punësimi. Duke qëne se arresti i ka privuar nga mundësia e ndjekjes së një pune dhe përfitimit të të ardhurave dhe për më tepër që janë mohuar nga familjarët duke e bërë vuajtjen e tyre të vazhdojë edhe pas fitores së lirisë.

Dhurimi i një Kompjuteri dhe Printeri me datën 16 janar 2017 në IEVP Ali Demi.

Për vuajtëset e dënimit në IEVP Ali Demi ofrohen disa shërbime nga ana e burgut brenda ambjenteve të vuajtjes së dënimit ku mes tyre dhe salla e aftësimit. AZ Consulting duke pasur në fokus aftësimin dhe kualifikimin profesional të tyre dhuroi një kompjuter dhe një printer me shpresën që nëse ekziston dëshira nga ana e të dënuarave, ato të kenë mundësinë të përgatiten për jetën që i pret pas lirimit, duke u integruar në shoqëri dhe në punë.

Nga e majta: Znj. Edona Bilali, ortake dhe administratore e AZ Consulting me Znj. Zojë Jakaj, drejtoreshë e IEVP Ali Demi.