RREGJISTRIMI I MARKËS

Home / RREGJISTRIMI I MARKËS

Rregjistrimi i Markës

Një markë tregtare është një shenjë, dizajn ose shprehje e cila identifikon produktet apo shërbimet e një burimi të veçantë nga ato të të tjerëve. Pronari i një marke tregtare mund të jetë një individ, shoqëri tregtare apo çdo person juridik.

Marka Tregtare përfshin çdo pajisje, markë, etiketë, emër, nënshkrim, fjalë, letër, numër, formë e mallrave, paketim, ngjyrë apo kombinimi i ngjyrave, erë, tinguj, lëvizje ose ndonjë kombinim i tyre, e cila është në gjendje të dallojë mallrat dhe shërbimet e një biznesi nga ato të të tjerëve. Marka ka përfaqësim grafik dhe duhet të aplikohet për mallrat ose shërbimet për të cilat është regjistruar.
Llojet e specializuara të markës tregtare të përfshijnë shenjat e çertifikimit, markat kolektive dhe markat mbrojtëse.

Sistemi për regjistrimin ndërkombëtar të markave tregtare udhëhiqet nga dy marrëveshje, të cilat Shqipëria i ka ratifikuar si një shtet anëtar:

  • 1. Marrëveshja e Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave Tregtare
  • 2. Protokolli i Marrëveshjes së Madridit.

Legjislacioni shqiptar që rregullon regjistrimin ndërkombëtar të markave përbëhet nga:

1. Ligji nr. 9947 date 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”

2. VKM. 1706 date 29.12.2008 “Për miratimin e rregullave për regjistrimin e markës tregtare” Kapitulli XV dhe XVI.

Çfarë bëjmë ne:

 

  • Plotësimin e Formularit të aplikimit FM1;
  • Hartimi i dokumenteve në rast se kemi të bëjmë me një marke kolektive;
  • Pagesa e regjistrimit;
  • Kërkesa për ri-regjistrimin e markës tregtare;